skip to Main Content

Zelda dhe F. Scott Fitzgerald- një histori dashurie dhe çmendurie


14317422_1206416732729960_5390972896228074714_n

Zelda Fitzgerald ishte një grua plot jetë. Energjia e saj ishte ngjitëse, një nga arsyet pse media ishte e obsesionuar pas saj. Jeta e Zeldës nuk ishte perfekte, por bukuria, energjia, sensi i modës e shndërruan atë në një ikonë, me dhjetëra artistë edhe sot të frymëzuar prej saj.
Kur ishte ende adoleshente, Zelda u njoh me të riun F. Scott Fitzgerald, i cili i propozoi për martesë në vitin 1919. Me nxitjen e prindërve, Zelda e prishi fejesën, e frikësuar se Scott nuk do të ishte në gjendje t’i siguronte një jetesë të mirë.
Pasi suksesit të librit të Fitzgerald, “Kjo anë e parajsës”, Zelda vendosi të martohej me shkrimtarin e ri.
Marrëdhënia e tyre bashkëshortore ishte gjithçka veçse e mërzitshme. Vitet e tyre të martesës u karakterizuan nga dashuria, xhelozia, tradhtitë e dyanshme, çmenduria.
Zelda madje e akuzonte të shoqin për lidhje homoseksuale me mikun e tij, shkrimtarin tjetër të asaj kohe Ernest Hemingway.
F. Scott u frymëzua nga e shoqja, duke bazuar tek ajo shumë personazhe të novelave të tij, madje ka kritikë që thonë se shumë nga idetë e tij në fakt kanë qenë të Zeldës.
Edhe pse të martuar, të dy ishin ambiciozë, duke shkuar aq larg sa të akuzonin publikisht njëri-tjetrin për plagjiarizëm. Në një shkrim të botuar “The New York Tribune”, Zelda u tall me të shoqin, duke shkruar se Scott, mesa duket, besonte se plagjiarizmi niste në shtëpi. Nga ana tjetër, Scott nuk e pranoi novelën e vetme të Zeldës, duke e akuzaar atë se kishte përdoruar elemente biografike që e dinte se ndërtonin librin e tij të ardhshëm.
Zelda vinte nga një familje me probleme mendore: i ati vuante nga depresioni, ndërsa i vëllai dhe gjyshja e saj kishin kryer vetëvrasje. Problemet e para mendore të Zeldës nisën të shfaqeshin në vitin 1925.
Më 23 prill 1930, Zelda Sayre Fitzgerald pësoi një goditje të fortë nervore dhe u shtruar në një klinikë psikiatrike, ku u diagnostikua me skizofreni. Pjesën tjetër të jetës e kaloi nëpër institucione të shëndetit mendor, ndërsa lidhja me të shoqin ishte bërë inekzistente. Në mars 1948, ndërsa ishte shtuar në një klinikë në pritje të terapisë me elektroshok, ndërtesa u përshi nga flakët dhe Zelda humbi jetën duke mos mundur të dalë.

Elona Qose