skip to Main Content

Derisa vdekja të na ndajë – historia e dashurisë mes D.H Lawrence dhe Frida Weekley

facfdc6294ff5231c76471230576a4fb

Gruaja flokëverdhë ishte e martuar dhe kishte tre fëmijë kur tërhoqi vëmendjen e shkrimtarit të ri në atë kohë D.H Lawrence. Tre muaj pas takimit me të, Lawrence kuptoi se Frida ishte gjithçka ai kishte kërkuar përmes krijimeve të tij. Dhe gjithçka donte ai e mori: Frida u nda nga bashkëshorti, profesor gjuhe në universitet, për t’u lidhur në martesë me autorin e “Bij dhe dashnorë”.
A do të kishte kuptim një histori dashurie mes një shkrimtari të njohur dhe muzës së tij pa letra dashurie? Pa dyshim që jo dhe Frida kishte shumë syresh.
“Ndiej se nuk mund të duroj dot gjatë, nuk mund të pres më. Kam dy orë që qëndroj ulur, pa lëvizur asnjë muskul, thjesht duke të menduar. I kam shkruar një letër Ernestit. Duhet t’i themi atij gjithçka kemi për t’i thënë. Kjo marrëdhënie duhet të ndërtohet pa gënjeshtra. Unë të dua dhe jam i gatshëm të përballem me gjithçka. Kjo situatë më torturon çdo ditë e më tepër, ndaj nuk mund të rri pa bërë asgjë. Të dua kaq shumë! Mos ia trego këtë letër të tjerëve, as motrave të tua. Mos u ndje në faj. Unë të dua dhe një ditë do të paguajmë për dashurinë tonë…”,- shkruante ai Fridës.
Disa prej këtyre letrave i drejtoheshin bashkëshortit të saj të parë ndërsa ishin ende të martuar.
“Po ju drejtohem thjesht si një burrë i cili, ashtu si ju, po vuan. Është vërtet një torturë ky pozicion. Të tre ne jemi duke vuajtur. Unë e dua gruan tuaj. Edhe ajo më do mua. Zonja Weekley ndihet e frikësuar prej jush, aq sa s’mund të jetojë jetën e saj. Ju e dini që gratë janë kaq të brishta, ndaj lëreni të vazhdojë jetën e saj. Mos më shihni si një ish-studentin tuaj, por thjesht si një burrë. E di që nuk do të mund të më falni. Do të e tepërt ta kërkoja këtë”, – shkruante Lawrence.

D.H. Lawrence u martua me Fridën në vitin 1914 dhe jetuan bashkë deri në vdekjen e shkrimtarit, në vitin 1930, në moshën 44-vjeçare.

Elona Qose