Falja është stoli e të fortëve – urtësia e Gandit
Më 2 tetor 1869 lindi Mahatma Gandi, një udhëheqës shpirtëror për vendin e tij, pionier i rezistencës ndaj shtypjes përmes mosbindjes në masë që e çoi Indinë drejt pavarësisë. Me veprimet e tij, Gandi frymëzoi lëvizje për mbrojtjen e të drejtave civile dhe personalitete si Martin Luther King, Nelson Mandela dhe Aung San Suu Kyi.
Disa fraza të njohura të Mahatma Gandit:
“Një prind i zgjuar lejon që fëmijët të bëjnë gabime. Është mirë që një herë në kaq kohë të të digjen pak gishtat”.
“Divergjenca e ndershme shpesh është shenjë e progresit shëndetësor”.
“Duhet të bëhemi ndryshimi që duam të shohim”.
“Është më mirë kur i rrëfen gabimet e tua; bëhesh më i fortë”.
“Falja është cilësi e kurajozëve, jo e frikacakëve; është stoli e të fortëve”.
“Çfarëdo veprimi që të ndërmarrësh do të jetë i parëndësishëm, por gjithsesi ka shumë rëndësi që ta bësh”.
“Qetësi do të thotë kur ajo që thua, ajo që mendon dhe ajo që bën janë në harmoni perfekte me njëra-tjetrën”.
“Nëse ulërin të dëgjojnë të gjithë, nëse pëshpërit vetëm ai që ke pranë, ndërsa kur hesht të dëgjon vetëm kush të do”.
“Çdo njeri që takon është më i mirë se ty në diçka, pikërisht në atë gjë mëso”.
“Për sa kohë që të kesh një ëndërr nuk do ta humbësh kurrë kuptimin e jetës”.