Këshilla dashurie…
Libra pa fund janë shkruar mbi dashurinë dhe jetën në çift. Kur vjen puna te çështjet e zemrës gjithmonë mund të gjeni një libër me këshillën e duhur.
“Ndonjëherë mendoj se zemrat e njerëzve janë si puse të thellë. Askush nuk e di se çfarë ka në fund. E vetmja gjë që mund të bësh është të presësh se çfarë shfaqet në sipërfaqe herë pas here” – “Sleeping Women”, Haruki Murakami
“Dashuria nuk ka nevojë për arsye. Njerëzit thjesht dashurojnë” – “Alkimisti”,Paolo Coelho.
“Gratë janë të fshehta nga natyra dhe ato e duan fshehtësinë e tyre” – “Aventurat e Sherlok Holms”, Arthur Conan Doyle.
“Burrat duan të jenë dashuria e parë e grave të tyre, gratë duan të jenë romanca e fundit e burrave të tyre”, Oscar Wilde.
“Qeniet njerëzore mund të jenë mizore ndaj njëra-tjetrës” – “Aventurat e Hakëlbërri Fin”, Mark Twain.
“Është e thjeshtë të duash kujtimin e njerëzve pasi kanë ikur nga kjo botë; gjëja më e vështirë është t’i duash ndërsa janë përballë nesh”- “Lotët e babait tim”, John Updike.