skip to Main Content

Në dhomën e gjumit të shkrimtarëve të njohur

Është fakt që gjenialiteti ka gjithmonë një anë të errët. E dimë që Shekspiri, Bajroni, Xhojsi ishin gjeni të fjalës, por ata gjithashtu shfaqnin disa sjellje jo shumë të zakonshme…

download

1. Shekspirit i pëlqente të ngatërrohej me të dashurat e miqve të tij. Një ditë ai dëgjoi që miku i tij Richard Burbage po bënte plane për të kaluar natën me një grua. Ai do të paraqitej në shtëpinë e gruas dhe do të prezantohej si “Richard III” në mënyrë që ta lejonin në dhomën e gjumit. Shekspiri shkoi më shpejt, dha fjalëkalimin dhe kur miku i tij arriti, dërgoi poshtë shërbyesit të thoshte se “William pushtuesi” kishte arritur më herët.

download-1

2. Lord Bajroni mbante një listë të të dashurave dhe thuhet se vetëm në një vit kishte fjetur me 250 gra. Lady Caroline Lamb e quante të çmendur dhe të rrezikshëm. Ai sigurisht që fjeti me të, edhe me kushërirën e saj, edhe me gjysmëmotrën e saj. Çdo gruaje me të cilën flinte ai i këpuste fije pubike, të cilat i mbyllte në zarfe me emrat e secilës. Deri në vitin 1980, zarfet kanë qenë në shtëpinë botuese të tij.

pic-t-o-tolstoy-leo

3. Leo Tolstoy ishte… i çuditshëm. Kur u martua me 18-vjeçaren Sofia Behrs, ai e detyroi ta kalonte natën e parë të martesës duke lexuar ditarët e tij. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Problemi është se në ditar përshkruheshin me detaje të gjitha marrëdhëniet që ai kishte pasur me gra të tjera. Sofisë nuk i pëlqeu aspak dhe shkroi në ditarin e saj një ditë më vonë se ndihej e neveritur.

by George Charles Beresford, black and white glossy print, 1920

4. H.G. Wells ishte përkrahësi më i madh i dashurisë së lirë. Ai u martua dy herë dhe i tradhtonte gratë në mënyrë të përsëritur pa shfaqur aspak pendesë. “Kam bërë çfarë më ka pëlqyer dhe çfarë kam dashur”, – shkroi shkrimtari në autobiografinë e tij. “Çdo impuls seksual tek unë gjeti mënyrën për t’u çliruar”.

download-2

5. Ayn Rand kishte një marrëdhënie të hapur me të shoqin. Edhe pse e martuar me Frank O’Connor, ajo ia vuri syrin mikut të saj Nathaniel Branden, edhe ai i martuar. Ayn i tha gruas së Branden se kishte ndërmend të flinte me burrin e saj dhe e bëri. Disa vite më vonë, Branden dhe e shoqja u divorcuan, ndërsa Ayn dhe Frank O’Connor qëndruan të martuar deri në vdekjen e tij më 1979-n.

download-3

6. Nga ta nisësh me Oscar Wilde! Edhe pse i martuar me Constance Lloyd, me të cilën kishte edhe dy fëmijë, Wilde kishte marrëdhënie të panumërta me të dy sekset, por preferonte më tepër djemtë më të rinj në moshë.

Elona Qose