skip to Main Content

Ofro një libër! Biblioteka e lëvizshme në Lezhë, një nismë për të nxitur leximin

14721623_1232292050142428_564997215913289523_n

Biblioteka e Lezhës ka ndërmarrë një nismë për t’u admiruar: do të vërë në jetë bibliotekën e lëvizshme. Kjo bibliotekë do të udhëtojë në 28 shkolla të zonës rurale në rrethin Lezhë falë bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore dhe mësuesit e këtyre shkollave. Për ta mundësuar këtë, u është bërë thirrja të gjithë banorëve të Lezhës të japin kontributin e tyre në libra, në emër të edukimit të brezave.
“Ndani nga librat që keni në shtëpi ata që janë të përshtatshëm për nxënës deri në 18 vjeç, vendosni emrin tuaj në një fletë ose në kapakun e librit dhe sillini në bibliotekën e qytetit. Duke regjistruar çdo titull, ne do t’i qarkullojmë këta libra në shkollat e fshatit dhe në qershor të vitit të ardhshëm do t’jua kthejmë.
Me angazhimin e World Vision, i cili mundëson transportin e bibliotekës së lëvizshme dhe të Kongresit Rinor e organizatave të tjera rinore, të cilët sjellin të rinj vullnetarë, biblioteka do t’u ofrojë fëmijëve dhe të rinjve të fshatit mundësinë që të kenë në dorë libra artistike”,- thuhet në njoftimin e bibliotekës së Lezhës.