skip to Main Content

Për Halloween maskohuni si libra… ose më mirë akoma lexojini

Nuk e kam kuptuar importimin e Halloween-it në vendin tonë, megjithatë jam pro çdo gjëje që shton argëtimin dhe buzëqeshjen. Dhe, siç kemi vënë re vitet e kaluara, njerëzit argëtohen duke u maskuar.

Nëse nuk e keni gjetur akoma kostumin, ja një ide: maskohuni si libra… të frikshëm sigurisht. Më mirë akoma do jetë edhe t’i lexoni.

Një shkrimtar anglez i zhanrit horror ka thënë se njerëzit që lexojnë horror janë më të shëndetshëm mendërisht sesa ata që e refuzojnë këtë zhanër. Sipas tij, në libra të tillë njerëzit ndërmarrin një udhëtim drejt çdo lloj frike të mundshme dhe kur kthehen, janë të lirë nga çdo makth.

Më poshtë gjeni disa tituj që shumë prej nesh nuk i lexojmë kur jemi vetëm në shtëpi.

top-3-convincing-moments-that-edgar-allan-poe-was-a-time-traveler

– Edgar Alan Po është mbase “babai” i letërsisë horror. Vetë King është shprehur se Alan Po ka ndikuar shumë në formësimin e tij si shkrimtar. Tregimet e tij të mistershme i kam lexuar vonë, kur isha studente, pikërisht sepse për shijen time ishin shumë të frikshme.

Po është një shkrimtar i magjishëm. “Tregime imagjinare dhe të mistershme” është një libër që duhet lexuar.

frankenshtajn

– “Frankeshtajn” është kryevepra e Mary Shelley dhe një nga librat më të njohur që i ka rezistuar kohës. Viktor Frankeshtajni mendon se ka gjetur të fshehtën e jetës; me pjesë të ndryshme kufomash ai i jep jetë një qenieje të re, që në fakt është një përbindësh.

4af74fd8b3824fa879f5e456a1e1f9d5

“Drakula” – libri që ka frymëzuar ndër vite dhjetëra realizime filmike. I pari i llojit të vampirëve, si u kthye në monstër dhe mitet që qarkullojnë për të.

ditari-i-vampirit-zgjimi-l-j-smith

Duke qëndruar te vampirët (personazhe shumë në modë vitet e fundit), vjen saga e vëllezërve Salvatore në tre librat “Ditari i vampirit”, nga është frymëzuar edhe një seriali hit me të njëjtin titull.

celulari-stephen-king

Kur flasim për libra të frikshëm, askush nuk krahasohet me Stefën King. Ai është mjeshtri i letërsisë horror, disa nga librat e tij janë realizuar në filma shumë të suksesshëm. Një nga librat e tij më të mirë është “Celulari”.

lojerat-e-urise

“Lojërat e urisë” – si mund të mos jetë i frikshëm dhe traumatik një libër ku personazhe kryesorë janë disa fëmijë që detyrohen të ndeshen me njëri-tjetrin deri në vdekje, derisa të mbetet vetëm njëri prej tyre?!

road-435

“Rruga” nga Cormac McCarthy. Ju mund ta quani këtë libër një lloj fantazie post-apokaliptike, por në fakt ky roman ka kaq shumë elemente terrori sa të klasifikohet pa problem mes librave të frikshëm. Është historia e një babai dhe djalit të tij, që ndërmarrin një udhëtim pas kataklizmës globale.

metamorfoza-kafka

“Metamorfoza” – Franz Kafka. Gregori Samsa zgjohet një mëngjes dhe shikon se është shndërruar në një kandërr gjigante. Kaq mjafton!