Romanca kaq të këqija sa janë të frikshme
Lexojini dhe përgatituni për Halloween
Edipi dhe Jokasta
Incest! Edipi vret të atin dhe martohet me të ëmën, pa e ditur këtë gjë. Kur e mëson se Jokasta është nëna e tij biologjike, ai nxjerr sytë e tij, ndërsa e ëma/gruaja vret veten.
Getsbi and Deizi
“Getsbi i madh” është klasik, një libër i mrekullueshëm. Por Deizi të frustron. Gjatë gjithë leximit të librit ke shtysën e brendshme t’i bërtasësh: Zgjidh! Një nga karakteret më të lëkundur dhe të pavendosur në letërsi. Duheshin? Sigurisht, por nuk e gjetën dot mënyrën për të jetuar bashkë.
Xheimi dhe Sersei Lanister
Në “Gjueti fronesh” ata janë vëlla e motër. Ka më keq? Çfarë mund të themi tjetër, përveçse janë mizorë dhe shkatërrues.
Dolores (Lolita) dhe Humbert Humbert
Ajo është 12 vjeçe, ai një burrë në moshë të mesme. Kaq mjafton!