skip to Main Content

Tetori, muaji i leximit

mastery-420x420

Ministria e Kulturës shpall muajin tetor muaj të leximit duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit, nën moton “Takohemi për një Libër”.
Fushata e leximit u çel dje deh gjatë gjithë muajit do të ketë një sërë aktivitetesh të mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Tiranë.
Një projekt në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për rijetëzimin e bibliotekave të lagjeve synon pasurimin e fondit i bibliotekave vendore me tituj të rinj.
Gjithashtu do të ketë lexime të hapura në të gjitha shkollat e vendit, me praninë e shkrimtarëve e përkthyesve të njohur.
Ditëlindja e një prej emrave më të rëndësishëm të letrave shqipe, Dritëro Agollit, do të festohet me aktivitete të shumta javën e dytë të tetorit, të organizuara nga Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit Shqiptar.