Leonard Cohen në gjashtë fjali
1. Poezia është prova e jetës. Nëse jeta jote do të merrte flakë, poezia është hiri.
2. Ka një të çarë në çdo gjë dhe prej andej hyn drita.
3. Dashuria e vërtetë nuk lë shenjë, sikurse mjegulla nuk lë gjurmë mbi jeshillëkun e zymtë të kodrave. Kështu dhe trupi im nuk lë shenjë mbi ty dhe nuk do ta bëjë kurrë.
4. Në Perëndim nuk ekziston kultura e humbësit, vetëm lartësimi i fituesit. Por, është te humbja që manifestohet lavdia e njeriut.
5. Një grua e shikon trupin e vet me vështirësi, sikur të ishte një aleat i pabesuar në luftën për dashuri.
6. Për dashurinë nuk ka kurë, por është i vetmi ilaç për të sëmurët.
Kantautori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare