skip to Main Content

Oscar Wilde – aforizma

oscar-wild

Oscar Wilde, poet, romancier, eseist, ndërroi jetë më 30 nëntor 1900. Çfarë e bën ende sot unik janë aforizmat e tij.

  1. Shpesh është më mirë të heshtësh dhe të dukesh budalla, sesa të hapësh gojën dhe të heqësh çdo lloj dyshimi.

2. Eksperienca është tipi më i vështirë i mësuesit. Në fillim të bën testin, pastaj të shpjegon leksionin.

3. Jeta është shumë e shkurtër për ta çuar dëm duke realizuar ëndrrat e të tjerëve.

4. Mos i besoni një gruaje që tregon moshën e saj, sepse nëse e bën këtë atëherë është në gjendje të thotë gjithçka.

5. Ka njerëz që dinë gjithçka, por fatkeqësisht është gjithçka që dinë.

6. Ruaje dashurinë në zemër, sepse një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell, ku lulet janë vyshkur. Vetëdija e të dashuruarit dhe që të të duan dhuron aq shumë ngrohtësi dhe pasuri në jetë saqë asgjë tjetër s’mund ta japë.

7. Më jepni një maskë dhe do t’ju them të vërtetën.

8. Ka vetëm një gjë të tmerrshme në botë, vetëm një mëkat të pafalshëm; mërzia.

9. Më pëlqen shumë të flas kot. Është i vetmi argument mbi të cilin di gjithçka.