Për gruan, në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj saj
Nga sytë e femrave rrjedh dhe filozofia ime: Ato ndriçojnë ende zjarrin e vërtetë të Prometeut. Janë libri, arti, akademia, që tregojnë, mbajnë dhe ushqejnë botën.
William Shakespeare
Te gratë çdo gjë është zemër, edhe koka.
Jean Paul Richter
Si grua nuk kam vend. Si grua nuk dua asnjë vend. Si grua, vendi im është e gjithë bota.
Virginia Woolf
Për burrin dashuria është një pjesë e jetës, për gruan është e gjithë ekzistenca.
George Byron
Forca e grave rrjedh nga diçka që as psikologjia s’e shpjegon dot. Burrat mund të analizohen, gratë vetëm të adhurohen.
Oscar Wilde
Nuk i duhet besuar një gruaje që tregon moshën e saj të vërtetë. Nëse e bën këtë, atëherë është në gjendje të thotë gjithçka.
Oscar Wilde
Femrat, njësoj si dhe ëndrrat, nuk janë asnjëherë ashtu siç i do ti.
Luigi Pirandello
Femrat nuk janë mjaftueshëm të barabarta me meshkujt, kështu që duhet të bëhemi të domosdoshme. Por, në fund të fundit, kemi armën më të fortë në dorë, jemi femra.
Maria Callas
Gruaja është si një paketë çaji, nuk mund të thuash sa e fortë është deri në momentin që vihet ujë të nxehtë.
Eleanor Roosevelt