skip to Main Content

INTERVISTA / Një histori e shkurtër e Luftës dhe Paqes. Përse kryevepra e Tolstoit vazhdon të na magjepsë

Lufta dhe Paqja është shumë më tepër se sa një klasik i letërsisë së këtij vendi: është një fenomen ngushtësisht i lidhur me perceptimin që rusët kanë për veten e tyre dhe vizionin që të tjerët kanë për Rusinë.

Reflektimet qortuese mbi rolin që luajnë “njerëzit e mëdhenj” në përcaktimin e kursit të historisë janë të njohur në të gjithë botën, aq sa komentatorët politikë i citojnë në analizat e konflikteve të shekullit XXI, si lufta në Irak apo aneksimi kohët e fundit i Krimesë nga ana e Rusisë. Libri i Tolstoit është gjithmonë pjesë e listave të romaneve më të mëdhenj në nivel global, një titull që e meriton pa asnjë dyshim.

Romani i Tolstoit vazhdon të prodhojë përshtatje televizive dhe kinematografike, rilexime dhe interpretime. Një intervistë me Sarah Hudspith, Profesore në Universitetin e Leedsit, për të kuptuar përse kjo kryevepër e letërsisë nuk pushon së na magjepsuri.

screen-shot-2016-12-12-at-10-07-01-pm

Përse “Lufta dhe Paqja” është kaq i gjatë?

Në Rusinë e shekullit XIX ishte normale që romanet të botoheshin në formë serie, dhe Lufta e Paqja nuk bëri përjashtim: pjesët e njëpasnjëshme dilnin në revistën letrare Rsskij Vestnik (“Korrieri rus”) mes viteve 1865 dhe 1867, përpara se sa i gjithë romani të botohej si libër në vitin 1869. Gjatësia tërësore e librit nuk u bënte përshtypje lexuesve, të cilët ishin mësuar që të prisnin një seri të re, po aq me padurim sa presim ne sot serinë e radhës të një seriali televiziv, apo libri.

Autori, Lev Tolstoi, kishte një objektiv ambicioz: donte të arrinte të kuptonte faktorët e ndryshëm që kishin formuar kombin e tij dhe klasën sociale, dhe ai besonte që …

Leave a Reply