Libri i pabotuar i Mark Tuein këtë vit në librari
“Vjedhja e Princit Oleomargarine” është një novelë për fëmijë me 11 kapituj, të cilën Tuein e shkroi në vitin 1879 por nuk e përfundoi dhe deri sot ajo mbetet e pabotuar.
Deri tani të paktën. Libri do të botohet këtë vit në vjeshtë.
Në qendër të historisë është një djalë i vogël, i cili pasi ha petalet e një luleje të magjishme, fiton dhuntinë të flasë me kafshët. Djali i vogël bashkë me miqtë e tij të rinj të mbretërisë së pyllit nis një aventurë të re, por qëllimi është të shpëtojë një princ të ri, të cilin e kishin rrëmbyer. Edhe pse historia është shkruar me fragmente të cilat nuk u përfunduan, stili unik i Tuein është i qartë.
Ende nuk dihet nëse libri do të botohet në formën origjinale, ashtu siç është lënë nga shkrimtari i njohur, apo nëse puna e nisur prej tij është përfunduar nga shkrimtarë të tjerë.