“Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, bestseller në Gjermani
Pas 70 vjetësh, “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit u rikthye në libraritë gjermane dhe u shndërrua në bestseller, duke shitur më shumë se 85 mijë kopje vitin e kaluar.
Vëllimi prej 2 mijë faqesh është pasuruar me vlerësime të studiuesve, që kundërshtojnë tekstin hitlerian. Për studiuesit, shifrat janë mbresëlënëse dhe kureshtja për librin famëkeq ka qenë e madhe dhe paksa e papritur.
Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq hasi në kritikat e grupeve hebreje, megjithatë në bazë të ligjeve gjermane ai u lejua të botohej sërish. “Mein Kampf” u botua fillimisht në 1925-n, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet.
Ai parashtron idetë që nazistët i vunë në praktikë më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve.