skip to Main Content

Piktura të fshehura në libra antikë

Shikoni këto thesare të vogla…

Disa libra antikë kanë piktura në anët e tyre. Vizatimet janë kaq të vogla, por në të njëjtën kohë të komplikuara. Universiteti “Cornell”, që publikoi një video me libra të tillë shpjegon se një gjë e tillë ishte e zakonshme në librat e vjetër. Koleksione librash me piktura të tilla janë blerë prej kohësh nga institucione të ndryshme kulturore, universitete e biblioteka.

Teknika e përdorur për pikturimin e tyre daton në shekullin XVI. Sipas studiuesve të universitetit, artisti italian Cesare Vecellio (kushëri i piktorit të Rilindjes Titian) nisi të përdorte librat e tij si kanavaca në mënyrë që ti zbukuronte ata.

Për pikturimin e këtyre librave janë përdorur dy mënyra. Kështu:

1. Disa piktura janë të dukshme kur libri është i mbyllur
Ato mund të duken në çdo kohë, sido ta mbash librin.

2. Piktura që duken kur e shfletojmë librin
Këto janë thesare të vogla të fshehura.
Shikoni më poshtë disa nga pikturat e gjetura në libra të vjetër.