skip to Main Content

Rastësi fatlume…

Gena Zuroski, një pedagoge gjuhe dhe studimesh kulturore, u habit kur kuptoi se libri që kishte blerë online, ishte i njëjti që i kishte humbur vite më parë.

“Është një libër i mrekullueshëm, i cili më ndihmoi shumë gjatë përgatitjes së diplomës ndërsa vijoi universitetin”,- u shpreh pedagogia, pasi ndau me ndjekësit në rrjetet sociale surprizën që përjetoi. “Pasi nisa mësimdhënien, këtë libër e mbaja në zyrë pasi i referohesha gjithmonë gjatë leksioneve tëmia, ua sugjeroja studentëve dhe në jo pak raste ua jepja hua. Jam shumë e sigurt që ia dhashë hua një studenti, të cilin nuk e mbaj mend, por libri nuk m’u kthye më mbrapsht. Janë gjëra që ndodhin herë pas here. Para pak kohësh vendosa të blija një kopje tjetër që ta mbaja në zyrë. Hyra online dhe porosita kopjen më të lirë të përdorur që gjeta”.

Kur e hapi librin ajo e kuptoi menjëherë se ishte kopja që kishte humbur vite më parë.
“Shtanga! I kalova faqet me nxitim dhe shikoja gjithë shënimet që kisha bërë vetë”.

Kësaj i thonë rastësi fatlume!