skip to Main Content

Zhanret letrare që bëjnë më shumë para

Në ditët e sotme kur flasim për librat apo kur lexojmë kritikat mbi botimet e reja, një ndër gjërat e para që vihet në pah është nëse janë bestseller. Te kjo pjesë lexuesit në përgjithësi ndahen: janë ata që mendojnë se një libër bestseller është automatikisht i mirë; janë snobët, të cilët i përjashtojnë automatikisht librat më të shitur, sepse sipas tyre janë libra për masën dhe rrjedhimisht nuk kanë vlera dhe janë të tjerët, për të cilët shitjet ose jo nuk kanë rëndësi.
Ashtu si në çdo fushë të artit, edhe në letërsi, disa zhanre shesin më shumë se të tjerët. Doni të dini se cilat zhanre bëjnë më shumë para?

1. Romancë/erotik – 1.44 bilion dollarë
Nga trilogjia “Hijet e Greit” te librat e Danielle Steele, nuk është surprizë që letërsia romantike/erotike shitet më shumë.

2. Krim/mister – 728.2 milionë dollarë
Historitë e misterit, subjektet me krime janë gjithmonë tërheqëse, të mbajnë mbërthyer deri në faqet e fundit dhe sigurisht që pëlqehen nga publiku i gjerë, që vitin që shkoi nuk ngurroi të derdhte para për këtë zhanër.

3. Fantashkencë/fantazi – 590.2 milionë dollarë
Dragonj, elfë, shtriga, robotë… mundëitë janë të pafundme. Të gjithëve na pëlqen të arratisemi në botë imagjinare, ndërsa zhytemi në rrëfime fantastike. Me magji, gjithçka është e mundur!

4. Horror – 79.6 milionë dollarë
Nuk janë të preferuarit e mi, por shifrat tregojnë që njerëzit i pëlqejnë historitë horror. Përveç klasikëve, “Drakula” dhe “Frankeshtajn”, ka mijëra alternativa të tjera.