skip to Main Content

Khalil Gibran: Përse njerëzit bëjnë art

Poeti i parë duhet të ketë vuajtur shumë, kur banorët e shpellave kanë qeshur me fjalët e tij të marra. Ai do të ketë shkëmbyer harkun, shigjetat, lëkurën e luanit, gjithcka që zotëronte, vetëm e vetëm që njerëzit e tjerë të njihnin gëzimin dhe pasionin që perëndimi kishte krijuar në shpirtin e tij. E megjithatë, a nuk është kjo dhimbje mistike – dhimbja e të mos qënit i njohur – që sjell lindjen e artit dhe artistëve?

Piktori, poeti, dhe filozofi i madh arabo-amerikan Khalil Ghibran, mbi atë përse artistët krijojnë. “Nuk ka dëshirë më të thellë, se sa dëshira për t’u zbuluar. Të gjithë duam që ajo drita e vogël brenda nesh të dalë jashtë”

Pyetjet përse qeniet njerëzore krijojnë – përse ne pikturojmë shpella dhe kanavaca, përse shkruajmë romane dhe simfoni, përse bëjmë art, pra – është kaq e përjetshme, saqë me të vërtetë mund të bjerë në kategorinë e atyre që Hannah Arendt i quante “pyetjet e papërgjigjshme”, të cilat janë qendrore për eksperiencën njerëzore. E megjithatë, disa përgjigje të paharrueshme janë dhënë – përgjigje si përshembull alegoria e fëmijërisë e Pablo Nerudës, me dorën përmes gardhit.

Një tjetër përgjigje e mrekullueshme vjen nga artisti, poeti dhe filozofi i madh arabo-amerikan Khalil Gibran (6 janar 1883-10 prill 1931), në librin “Profeti i Dashur” – koleksioni i letrave të tij të dashurisë, dërguar dhe marrë nga Mary Haskell.

Në një letër për Haskell, shkruar në 10 nëntor 1911, Gibran shkruan:

“Eshtë një këngë e vjetër arabe, që nis kështu: ‘Vetëm Zoti dhe unë e dimë se cfarë ka në zemrën time” – dhe sot, pasi rilexova tre letrat e tua të fundit, thashë me zë të lartë: ‘Vetëm Mary dhe unë e dimë atë që ka në zemrën time”. Do të doja ta hapja zemrën time dhe ta mbaja në dorë, me qëllim që edhe të tjerët ta dinin; sepse nuk ka dëshirë më të thellë, se sa dëshira për t’u zbuluar. Ne të gjithë duam që, ajo dritë e vogël që ndodhet brenda nesh, të dalë jashtë. Poeti i parë duhet të ketë vuajtur shumë, kur banorët e shpellave kanë qeshur me fjalët e tij të marra. Ai do të ketë shkëmbyer harkun, shigjetat, lëkurën e luanit, gjithcka që zotëronte, vetëm e vetëm që njerëzit e tjerë të njihnin gëzimin dhe pasionin që perëndimi kishte krijuar në shpirtin e tij. E megjithatë, a nuk është kjo dhimbje mistike – dhimbja e të mos qënit i njohur – që sjell lindjen e artit dhe artistëve?”

“profeti i dashur” është një libër i mrekullueshëm në tërësinë e tij. Plotësojeni këtë pjesë me Virginia ëoolfin mbi pagëzimin, në të cilën ajo kuptoi se cfarë do të thotë të jesh artist, më pas rikthejuni Gibranit, tek shkruan mbi veten që duket kundrejt vetes autentike, si dhe ekuilibrin e vështirë mes intimitetit dhe pavarësisë në dashuri. Një mrekulli. / www.bota.al

Leave a Reply