skip to Main Content

Shtohen aksidentet seksuale në Londër. Arsyeja – “Pesëdhjetë hije më të errëta”

Ndërsa “Pesëdhjetë hije më të errëta”, bazuar në pjesën e dytë të trilogjisë së E.L. James, po shfaqet në të gjitha kinematë e botës, fansat e këtij libri duket se e kanë marrë me shumë vrull.

Trilogjia fokusohet në një marrëdhënie abuzive, që nuk ka lidhje me erotikën, megjithatë kjo nuk e ka bërë më pak të suksesshëm në kuadër të shitjeve si dhe të impaktit.

Dy vite më parë, kur pjesa e parë e librit dhe më pas filmit u kthye në fenomen, ndikoi drejtpërdrejt në suksesin komencial të panairit të seksit në Los Anxhelos, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Sot libri vazhdon të ketë ndikim në shumë çifte, ç’ka mund të duket e çuditshme, sepse faqet e licencuara pornografike kanë ekzistuar gjithmonë.

Gjatë 3 viteve të shkuara janë shtuar rastet kur  londinezët kanë thirrur ekipin e zjarrfikësve për situata pak të sikletshme. Rritja e numrit të këtyre incidenteve për autoritetet e ka një arsye, ndaj janë përpjekur t’i paraprijnë situatës.

Në një deklaratë për shtyp të ndërmarrjes së zjarrfikësve në Londër thuhet, mes të tjerash: “Ndërsa filmi “Pesëdhjetë hije më të errëta” ka nisur të shfaqet nëpër kinema janë shtuar rastet kur ekipi ynë thirret për të ndihmuar njerëz të ngecur në pozicione  të sikletshme”.

Duket se libri dhe filmi po i nxit njerëzit të eksplorojnë më shumë veten, e rëndësishme është të jenë të sigurt.