skip to Main Content

Kur gabimisht të bëjnë të vdekur…

Afro 100 vjet më parë, një burrë u ngrit në mëngjes dhe siç i ishte bërë zakon, hapi gazetën e ditës. Por ç’të shikonte: në hapësirën e rezervuar për nekrologjitë pa emrin e tij.
Gabimisht, gazeta lajmëronte vdekjen e tij. Fillimisht u trondit, pastaj pak nga pak e mori veten dhe nisi të lexonte; donte të dinte se çfarë mendimi kishin njerëzit për të kur mendonin se ai kishte vdekur.
Dhe lexoi:
“Vdiq mbreti i dinamitit, tregtari i vdekjes”.
Ai, njeriu që shpiku dinamitin, kështu donte që ta kujtonin njerëzit pasi të linte këtë tokë? Jo!
Emri i tij është Alfred Nobel dhe sot ai kujtohet për çmimet prestigjioze që mbajnë emrin e tij, ndër më të rëndësishmit çmimin Nobel për Paqen.