skip to Main Content

Të presësh biletën për në … bibliotekë

Nëse po mendoni për udhëtimin tuaj të ardhshëm kulturor, Rusia mund të jetë vendi i duhur. Vetëm se duhet të keni diçka parasysh: kurseni shumë para, sepse vendi ku do të shkoni nuk është i lirë. “Book Capella” është biblioteka më e re e stilit gotik e hapur në Shën Petërsburg.

Bileta për të hyrë në bibliotekë është 130 dollarë për një sesion leximi prej 4 orësh. Biblioteka luksoze ka në pronësi libra që datojnë nga shekulli i 16-të në shekullin e 19-të.
Kjo librari nuk është e vetmja që lejon hyrjen kundrejt çmimit të biletës, por është sigurisht më e shtrenjta. Sipas “The Guardian”, abonimi vjetor në këtë librari kushton rreth 3500 dollarë, ndërsa abonimi i përjetshëm shkon diku te 75 mijë dollarë.

Njerëzit në fakt nuk janë të habitur nga çmimi në vetvete, por sepse ky është çmimi për hyrjen në një bibliotekë.

Megjithatë, vizitorët nuk mungojnë, kryesisht historianë, studiues, koleksionues librash, të cilët shpenzojnë për mundësinë për të shijuar libra të rrallë.