skip to Main Content

E dashur botë… 7-vjeçarja, libër për luftën

E mbani mend  Bana Alabed, 7-vjeçaren siriane për të cilën kemi shkruar par disa javësh? Që t’jua sjellim në kujtesë, Bana është 7 vjeçe dhe është bërë shumë e njohur sepse lëvizte nëpër qytetin e saj në flakë nga lufta civile dhe raportonte nëpërmjet Twitter-it ato që ndodhnin dhe që ajo ishte bërë dëshmitare. Para disa muajsh ajo i shkroi në Twitter shkrimtares J.K. Rowling, duke i këkruar librat e saj të serisë së Harry Potter. Disa ditë më vonë, Rowling ia dërgoi librat.

Tani Alabed është kthyer sërish në faqet e lajmeve sepse tashmë ajo do të mund të shkruajë vetë kujtimet e saj.

Bana Alabed, e njohur në Twitter si “zëri i Alepos”, do të ketë mundësi të shkruajë gjithçka ka jetuar.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, Bana dhe familja e saj jetojnë në Turqi, pasi u detyruan të largoheshin nga Alepo.

Libri i saj me kujtime, i titulluar “E dashur botë”, do të botohet nga një nga shtëpitë më prestigjioze të botimit “Simon & Schuster” dhe do të jetë një përshkrim real i jetës së saj në Siri dhe braktisjes së vendit për shkak të luftës.