E fundit…
E fundit fjalë, e fundit puthje
Dhe një heshtje ra në mes,
Rrugët bosh mbetën më tutje
Pa një muzg, pa një mëngjes.
Dhe ra nga sytë i fundit lot,
Të fundit gjethe të asaj vjeshte.
Heshtjen, s’mund ta thyente dot
As e fundit buzëqeshje.
E fundit fjalë, e fundit puthje,
E fundit ditë në kalendar.
Mbet e shënuar me të kuqe
Nga dy të jetës, udhëtarë.
Fatmira Loci