Kosova nderon Ismail Kadarenë me çmimin “Letërsia Shqipe”
Shkrimtari i madh Ismail Kadare u nderua sot në Prishtinë, me çmimin “Letërsia Shqipe”, në një ceremoni të organizuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në kryeqytetin e Kosovës.
Çmimi për kontributin e madh të dhënë për letërsisë shqipe dhe atë botërore, iu dorëzua shkrimtarit Kadare nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
“Jam i lumtur të marr këtë çmim , pasi ka një simbolikë të veçantë për mua. Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës”,- tha shkrimtari i njohur.
“Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi më shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, – u shpreh Kadare.