skip to Main Content

Kryevepra e vonuar e Fitzgerald – të dhëna interesante për “Getsbi i madh”

“Getsbi i madh” konsiderohet si “romani i madh amerikan”, një klasik i padiskutueshëm. Megjithatë, edhe pse është një nga pikat kulmore të letërsisë, ka ende shumë fakte të panjohura për publikun e gjerë.

1. Kur u botua, kryevepra e Fitzgerald nuk u vlerësua si e tillë
Publiku nuk e përkrahu, ndërsa kritikët e vlerësuan si më të dobët se dy romanet e parë të tij. Sa ishte gjallë, Fitzgerald fitoi vetëm 4000 dollarë nga libri. Një nga arsyet pse libri dështoi fillimisht ishte se gratë, që në atë kohë përbënin lexuesin kryesor, nuk u tërhoqën aspak nga personazhet femra më pak se të pëlqyeshme.

2. Romani u bë i njohur pas vdekjes së Fitzgerald
Ashtu siç jemi mësuar me çdo artist, jo vetëm shkrimtar, njerëzit bëhen kuriozë mbi punën e tyre pasi ndërrojnë jetë. Pas vdekjes së shkrimtarit, romani u botua sërish bashkë me disa nga punët e pabotuara më parë të tij. Në rastin e Fitzgerald, kurioziteti shkoi shumë më larg, pasi më në fund kuptuan se çfarë kishin injoruar ndër vite. Fatkeqësisht, Fitzgerald nuk e mori vesh kurrë që libri i tij u kthye në një nga më të njohurit e letërsisë botërore.

3. Poeti që hap librin nuk është i vërtetë
Poeti Thomas Parke D’Invilliers është një nga personazhet e libret tjetër të Fitzgerald, “Kjo anë e parajsës”.

4. Getsbi është frymëzuar pjesërisht nga një i njohur i Fitzgerald
Për personazhin e tij kryesor, Fitzgerald u frymëzua nga miku i tij Max Gerlach. Një studiues i Fitzgerald vite më vonë gjeti një letër që Max ia kishte dërguar shkrimtarit dhe përdorimi i frazave të caktuara e bëri të kuptojë që ai ishte frymëzimi për Getsbin.

5. Zelda e urreu filmin e bazuar në këtë libër
Gjashtë regjisorë janë përpjekur të adaptojnë romanin në film dhe, edhe pse shumë prej tyre ishin dështime kritike dhe financiare, të paktën nuk iu desh ta dëgjonin sesa të dobët ishin nga vetë bashkëshortja e shkrimtarit. Zelda Fitzgerald e urreu filmin e vitit 1926, duke shtuar se kishte dalë nga kinemaja në mes të filmit.

Elona Qose