skip to Main Content

Kur filmi e bën librin të përjetshëm

Për njerëzit që i duan librat, kthimi i tyre në filma nuk është lajm i mirë. Dhe nuk kanë faj, pasi në të shumtën e rasteve filmat nuk janë kurrë në nivelin e librave në të cilët janë bazuar. Megjithatë, ka edhe përjashtime…

Kumbari – Mario Puzo


I kthyer tashmë në një film klasik, ai ia ka marrë shkëlqimin librit. Kjo është historia e kumbarit të mafies, Vito Korleones.

 

Asgjë e re nga fronti i perëndimit – Erich Maria Remarque


Paul Baumer është vetëm 19 vjeç kur i duhet të shkojë në vijën e parë të luftës. Një nga romanet më të njohur të të gjitha kohërave, i përkthyer shumë mirë edhe për ekranin e madh.

 

Mbreti i unazës – J. R. R. Tolkien


Vende fantastike, personazhe nga më të çuditshmet, një botë plot fantazi e sjellë nga J. R. R. Tolkien. Filmi me buxhet të madh i bazuar në këtë seri ishte ndër më të ndjekurit, duke e kthyer librin sërish në vëmendjen e lexuesve.

 

Doktor Zhivago – Boris Pasternak


“Doktor Zhivago” është historia e jetës dhe dashurisë së një mjeku/poet gjatë revolucionit rus. Një histori dashurie, një histori lufte, e transmetuar mrekullisht edhe nëpërmjet ekranit.

 

Bashkë me erën – Margaret Mitchell


Ky roman është një rrëfim epik mbi dashurinë dhe humbjen, mbi një komb ë ndarë dhe përfundimisht të ndryshuar. Me realizimin e filmit me të njëjtin titull, Skarlet O’Hara dhe Ret Butler u bënë të pavdekshëm.