skip to Main Content

Letrat e dashurisë së Kahlil Gibran: “Kur nuk ndihem i lumtur lexoj, e dashur Mary, letrat e tua”…

 


Gati një shekull pas vdekjes, poeti, filozofi dhe piktori Kahlil Gibran mbetet një zërat më të dashur, më të vërtetë. Megjithatë, Gibran nuk do të ishte ai që njihet sot pa filantropisten, bashkëpunëtoren dhe muzën e tij Mary Elizabeth Haskell.
Haskell and Gibran u takuan më 10 maj 1904 në studion e një miku të përbashkët. ai ishte 21 vjeç, ajo 10 vite më e madhe. E impresionuar nga arti i tij, Haskell i ofroi studime pikture në Paris, një ofertë që ai e pranoi.
Pak pasi arriti në Paris, ai shkroi: “Do të vijë një dirë kur më në fund do të jem në gjendje të them: U bëra artist me ndihmën e Mary Haskell”.

Shumë shpejt, Gibran nisi ta shihte atë jo vetëm si një bamirëse, por si një grua të ndjeshme, shpirtmirë dhe mbi të gjitha e gatshme të hynte thellë në psikën e tij për ta kuptuar, çka për të ishte shfaqja më e madhe e dashurisë. Nga bujaria e saj, ai mbijetoi si artist. Por nëpërmjet dashurisë së saj, Gibran kuptoi veten si burrë.
Në një nga letrat e tij të para që ia dërgoi Haskell nga Parisi, Gibran kap çfarë mund të quhet dhurata më e madhe e dashurisë:

“Kur nuk ndihem i lumtur, e dashur Mary, lexoj letrat e tua. Ato më kujtojnë veten time të vërtetë, sa herë pushtohem nga dyshimet. Ato më bëjnë të injoroj gjithçka që nuk është e bukur në jetën time. Çdonjëri prej nesh, e dashur Mary, duhet të ketë një vend çlodhës diku. Ky vend për shpirtin tim është korija ku jeton dija ime për ty”.

Elona Qose