Kuriozitete mbi Harry Potter
J.K. Rowling është magjike. Një ish-kameriere, pa arsimin dhe trajnimin e duhur letrar, me serinë e Harry Potter krijoi një botë ku çdo gjë është e mundur.
1. Seria e Harry Potter është më e shitura e të gjitha kohërave, me mbi 450 milionë kopje të shitura në të gjithë botën.
2. Që nga botimi i parë në vitin 1997, “Harry Potter dhe guri filozofik” është përkthyer në rreth 70 gjuhë të huaja, përfshirë latinishten dhe greqishten e vjetër.
3. Fansat jo anglishtfolës të librit ishin kaq të paduruar deri në blerjen e të drejtave dhe përkthimin zyrtar të librave, sa nisën ti përkthenin vetë dhe t’i publikonin në rrjet.
4. Në vitin 2007, një 16-vjeçar u arrestua në Francë për publikimin e paligjshëm të një prej librave të serisë.
5. “Harry Potter dhe kupa e zjarrit” për pak do të titullohej ndryshe.
J.K Rowling kishte disa ide për titullin e librit të katërt të serisë:
– Harry Potter dhe gllabëruesit e vdekjes
– Harry Potter dhe tre kampionët
Përfundimisht ajo vendosi për kupën e zjarrit.