skip to Main Content

Leximi përmirëson shëndetin mendor

Njerëzit lexojnë sepse argëtohen, megjithatë leximi është shumë më tepër sesa kaq. Shumë studime tregojnë efektet e jashtëzakonshme të leximit në shëndetin mendor. Nuk ka fjali më të vërtetë se ajo e George R.R. Martin në “Gjueti fronesh”: “Një njeri që lexon jeton mijëra jetë para se të vdesë, një njeri që nuk lexon jeton vetëm një”. Kjo sentencë pranohet gjerësisht për vërtetësinë e saj: çdo libër i ri është një shans për ta parë jetën në mënyra të ndryshme.

Mjekët e psikologjisë shpjegojnë se si leximi ndikon në shëndetin mendor. Sipas tyre, leximi ofron modele komplekse dhe të shumëllojshme eksperiencash.

Njerëzisht që nuk lexojnë i shikojnë gjërat nga një këndvështrim i vetëm, pikërisht kjo perspektivë e tyre mund të jetë e vemja eksperiencë e tyre. Librat zgjerojnë horizontin e mendimit, që sipas studiuesve ul nivelin e stresit, sepse ofron një përgjigje më universale ndaj problemeve personale.

Të gjithë kalojmë probleme nga më të ndryshmet dhe letërsia, me ngjarjet dhe personazhet e shumëllojshme na prezanton me mënyra nga më të ndryshmet të përballimit të këtyre problemeve.

Librat na zhvillojnë imagjinatën, çka na bën më të hapur ndaj ideve të reja. Të jesh i aftë t’i shikosh gjërat nga perspektiva të ndryshme na ndihmon të bëhemi më empatikë dhe të kuptueshëm.

Njerëzit shpesh ankohen se nuk kanë kohë të lexojnë, por edhe leximi i pak faqeve në javë është dobiprurës. Ndaj, kapni një libër dhe përmirësoni shëndetin!

Elona Qose