Libra që do t’ju nxisin të lexoni
Sa herë i premton vetes se do të fillosh të lexosh më shumë, se atë librin që po i bëhet shumë reklamë do ta marrësh patjetër, se atë klasikun që nuk e përfundove dot kurrë kur e kishe lexim të detyrueshëm do të provosh ta lexosh vite më pas? Dhe mbi të gjitha, sa nga këto premtime mban? Ka nga ata që duan të lexojnë, megjithatë në vorbullën e punëve të tjera, ai që shkon i fundit në listë është libri. Pastaj ka edhe nga ata nuk e kanë shumë qejf leximin, megjithatë për këtë kategori unë them se thjesht nuk kanë gjetur librin e duhur.
Pas disa vitesh që nuk ke kapur libër me dorë, mos nis me “Lufta dhe paqja”, sepse do të kalojnë po aq vite të tjera deri sa të vendosësh për diçka tjetër.
Fjala kyçe në këtë rast është vendosmëria … dhe një mik për të të rekomanduar librat e duhur.
Seria e Harry Poter – J.K. Rowling
Duket sikur çdo listë tani e përmban se s’bën Harry Potter, por ka një arsye. Seria e libra të J.K. Rowling është e thjeshtë për t’u lexuar dhe mbi të gjitha është plot magji, në çdo kuptim të kësaj fjale.
Ne jemi pafundësi – Stephen Chbosky
Trauma dhe tragjeditë janë pjesë e rritjes së njeriut dhe personazhit kryesor të librit, Çarlit, i duhet ta mësojë këtë gjë. Romani i Chbosky-s na fut në botën e gjimnazistëve, duke adresuar çështje të rëndësishme, si seksualiteti, miqësia, vetë jeta.
Vajza në tren – Paula Hawkins
Nuk do të duash ta lëshosh nga dora. Tashmë e alkoolizuar, gjatë gjithë librit e ke të vështirë nëse do t’i besosh Rejçëllit apo jo. Kur një krim ndodh në lagjen e vjetër të saj, të gjithë duken si të dyshuar.
Burra që urrejnë gratë – Stieg Larsson
Historia e kobshme e një familjeje, e mbushur me urrejtje e grindje familjare. Një gazetar i njohur dhe një pirate kompjuterash do të zhbirilojnë në të kaluarën e kësaj familjeje në përpjekje të zbulimit të një krimi. Askush nuk i kishte përgatitur për atë që do të zbulonin.
Tre shokë – Remark
Një himn kushtuar miqësisë pa asnjë lloj interesi dhe në të njëjtën kohë një nga historitë më të bukura të dashurisë. Patris dhe Robi janë të do të bëhen personazhet tuaj të preferuar.