skip to Main Content

Librat e preferuar të Ernest Heminguejit

 

“E ke lexuar “Lufta dhe Paqja”? Ai po që është një libër i mirë”,- kështu u shpreh Hemingueji gjatë një interviste, çka e nxiti të tregonte disa nga librat e tij të preferuar. Dhe ky libër, sipas shkrimtarit amerikan, duhet të lexohet patjetër nga të gjithë ata që tërhiqen nga temat politike, filozofike, fetare do të mrekullohen nga rrëfimi i Tolstoit dhe personazhet tejet interesante.

Zonja Bovari
Kur Ema u martua me Çarls Bovari ajo mendonte se do të bënte një jetë luksoze dhe plot pasion, ashtu siç lexonte në novelat romantike. Por Çarls ishte një mjek i thjeshtë fshati dhe jeta me të ishte thjesht e mërzitshme. Me dëshirën për të realizuar ëndrrat, ajo hidhet në krahët e një mashkulli tjetër, duke u zhytur thellë e më thellë në dëshpërim.

Vëllezërit Karamazov
Një roman filozofik, që hyn thellë në çështje të ndjeshme, si feja, vullneti i lirë, morali…
Një nga romanet më të njohur të letërsisë botërore.

E kuqja, e zeza
Zhylien Soreli ka guximin dhe ambicien të dallohet në shoqërinë e lartë. Dy dashuritë e tij, zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive që përplasen në shpirtin e Zhylienit.

Aventurat e Hakëlbëri Finit
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Hakëlbëri Fini është personazhi i preferuar i të gjithëve.

Elona Qose