Mall
Mall për prindër, mall për shtëpi,
Prapë më vure në dilemë,
A të kthehem apo të rri?
Më ngjall shpesh dëshirën mua,
Netëve të gjata e pa gjumë,
Gjithçka të le e të kthehem,
Prania juaj vlen më shumë.
Më mungon tryeza plot,
Plot me njerëz, jo ushqim,
Më mungon një kafshatë bukë,
Me ty nënë e babi im…
Forcoj veten, i jap shpresë,
Prapë do jem një ditë me ju,
E gjersa ajo ditë të vijë,
Unë me ëndrra mallin do shuaj.