skip to Main Content

Miq dhe rivalë – shkrimtarë e njohur, miq me njëri-tjetrin

Artistët e mëdhenj shpesh punojnë vetëm, por disa arrijnë të krijojnë lidhje të veçantë me bashkëkohësit e tyre. Këto lloj marrëdhëniesh shpesh frymëzojnë punë të mrekullueshme krijuese. Miqësitë e mëposhtme janë krijuar mes njerëzish që kanë lënë gjurmë në letërsi; disa madje kanë ndihmuar karrierën letrare të të tjerëve.

1. Ernest Hemingway dhe F. Scott Fitzgerald

Dy prej shkrimtarëve më të njohur amerikanë jo vetëm që jetuan në të njëjtën periudhë, por ishin miq shumë të mirë dhe i dërgonin njëri-tjetrit dorëshkrimet e punëve të tyre. Ata shkëmbenin shpesh letra dhe kaluan ca kohë bashkë në Paris, edhe pse kishin karaktere krejt të ndryshme.

2. C.S. Lewis dhe JRR Tolkien
“Kronikat e Narnias” dhe “Zoti i unazave” janë vepra klasike tashmë, të dashura nga fëmijë e të rritur në mbarë botën. Mjeshtrit pas këtyre krijimeve ishin miq të mirë. Ata u takuan ndërsa studionin në Oksford, ku shkëmbenin ide mbi fenë, eksperiencën e tyre gjatë Luftës së Parë Botërore dhe historitë epike që më vonë do të shënonin karrierën e tyre.

3. Anne Sexton dhe Sylvia Plath
Dy nga emrat më të njohur të poezisë feministe, para se të bëheshin të njohura ato takoheshin shpesh për pije, zakonisht pas ndonjë seminari mbi poezinë.

4. James Baldwin dhe Toni Morrison
Morrison e takoi Baldwin ndërsa ishte duke redaktuar punën e tij. Nga ajo kohë nisi një miqësi e gjatë deri në vdekjen e Baldwin në vitin 1987. Ajo ishte një nga njerëzit që folën në funeralin e tij.

Elona Qose