Nga një 1 muaj, në 16 vjet – koha e nevojshme për të shkruar një klasik…
Nuk ka një përgjigje të njëjtë për kohën që u duhet shkrimtarëve për të shkruar një roman. Për disa nga veprat që tashmë i njohim si klasike është dashur një dekadë punë, të tjera janë shkruar në pak javë. Autorë si Stefan King mund të botojnë dy libra në vit, ndërsa Harper Lee shkroi vetëm dy libra gjatë gjithë jetës së saj. Shikoni më poshtë se sa kohë u është dashur autorëve të shkruajnë disa nga librat tuaj të preferuar.
Shpresa të mëdha – Charles Dickens
Pavarësisht numrit të madh të faqeve, Dikensit iu deshën vetëm 8 muaj për të mbaruar një nga kryeveprat e tij. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Shkrimtari i njohur për shumë kohë botoi gati një roman në vit.
Frankeshtajn – Mary Shelley
Një nga veprat më popullore të fiksionit u shkrua për gati një vit. Pavarësisht adaptimeve të ndryshme, versioni origjinal është një nga më të njohurit në letërsi.
Gjueti fronesh – George RR Martin
Nëse ka një gjë për të cilën ankohen fansat e “Gjueti fronesh” është se Martin shkruan shumë avash. Libri i parë i serisë i mori 5 vite kohë dhe pak a shumë me të njëjtin ritëm ka ecur edhe për librat e tjerë.
Vajza e zhdukur – Gillian Flynn
Flynn di se si t’i mbajë lexuesit në suspansë. Tre romanet e saj janë në listën e librave më të shitur. Për të shkruar romanin e saj më të njohur, “Vajza e zhdukur”, iu deshën 3 vjet”.
Harry Potter dhe guri filozofal – JK Rowling
Fillimi nuk ishte shumë i lehtë për Rowling. Libri i parë i serisë së famshme tashmë i mori plot 6 vjet. Dhe një nga vendet ku shkruante më shumë: kafenetë.
Elona Qose