Personazhe librash që vdesim t’i urrejmë
E kujt nuk i ka ndodhur t’i pëlqejë një libër edhe vetëm për shkak të personazhit kryesor! Të gjithë kemi personazhet tona të preferuara. Çdo histori ka personazhe që i duam, për të cilët duam të fitojnë. Pastaj, janë edhe disa personazhe që vdesim t’i urrejmë. Ja disa më interesantët…
Amy Dunne – “Vajza e zhdukur”
Bashkëshorti i saj egoist nuk është më i mirë, por të paktën e vret herë pas here ndërgjegjja. Amy është manipuluese dhe me një zgjuarsi të frikshme. E urren, por në të njëjtën kohë personazhi i saj të intrigon.
Joffrey Baratheon – “Gjueti fronesh”
Kush ka parë vetëm serialin shumë të suksesshëm televiziv e njeh si personazh të pashpirt. Por në libër, Joffrey është edhe më keq. Nuk ke zgjedhje tjetër veçse ta urresh.
Miss Havisham – “Shpresa të mëdha”
Një personazh interesant. Nuk na pëlqen sepse është e ligë. Por në fund, ndjenja e urrejtjes shndërrohet në mëshirë.
Dorian Gray – “Portreti u Dorian Gray”
Magjepsës, por jo një njeri u mirë. Gjithë qenia e tij është e fokusuar te pamja.
Tom Buchanan – “Getsbi i madh”
Misogjinist, mendjengushtë, arrogant – në një libër të mbushur me personazhe të vetëkënaqur, me shumë mundësi ai është më i keqi.