skip to Main Content

Pse-të e Anton Çehovit

-Pse jemi kaq të rraskapitur? Pse ne, që nisim plot guxim, pasion, besim, dështojmë komplet sa arrijmë mesin e të 30-ave? Pse dikush konsumohet nga egoja; dikush tjetër i fut plumbin vetes, dikush mundohet të mbysë hallet te vodka, bixhozi? Pse nuk përpiqemi të ngrihemi pasi kemi prekur fundin? Pse?

***
– Njerëzit e palumtur janë egoistë, të padrejtë, mizorë; nuk janë të zotët të kuptojnë njëri-tjetrin. Palumturia nuk i bashkon njerëzit, përkundrazi i ndan më shumë.

***

-Ne kemi dy jetë. Njëra është e hapur, në sytë e të gjithëve, e njohur nga të gjithë ata që duan ta njohin, plot me të vërteta dhe gënjeshtra, fiks si jetët e të njëjtëve me ne. Pastaj është ajo jeta tjetër, sekrete, larg syve të kureshtarëve. Dhe në rrethana paksa të pazakonta dhe mbase rastësore, gjithçka me vlerë, gjithçka për të cilën dikush është vërtet i sinqertë, i fshihet pjesës më të madhe të njerëzve.