skip to Main Content

“Dielli shkëlqen njëlloj mbi të mirin dhe të ligun” – mësime jete nga përrallat e Andersenit

Në Danimarkë, Hans Christian Andersen nderohet njëlloj si Shekspiri. Dhe jo pa arsye. Ndryshe nga vëllezërit Grimm, që ishin koleksionues të rrëfenjave folklorike, pjesa më e madhe e 156 përrallave të Andersenit janë tërësisht krijime origjinale. Krijimtaria e një prej shkrimtarëve më influencues të letërsisë karakterizohet nga një balancë mes subjekteve të errëta dhe optimiste si dhe ofron një shumësi të atyre që rëndom i quajmë “mësime jete”.

1. “Kur dështojnë fjalët, flet muzika”.
2. “Të mbijetosh nuk mjafton. Për të jetuar çdokush ka nevojë për pak diell… dhe liri”.
3. “Jeta vetë është përralla më e bukur”.

4.”Shijoje jetën! Ka kohë plotë për të vdekur”.
5. Jeta ime është ilustrimi më i mirë i krijimtarisë sime”.
6. “Bota është një seri mrekullish, por ne jemi kaq të mësuar me to sa i quajmë të zakonshme”.
7. “Dielli shkëlqen njëlloj mbi të mirin dhe të ligun”.

Elona Qose