skip to Main Content

Ëndrrat e anijes me vela

Ne shishen bosh, kur dikur mbushej nga rakia ,sot në të qendron vete mrekullia.
Anija me vela plot ëndrra qe dikur nuk i nxinte as shpiri tij,
prehet sot ajo e burgosur larg detit të mallengjyer.
Kur dikur ishte fëmije,
veç kapiten i saj kishte deshirë të bëhej,
me shpresen se kur te rritej,
ëndrrat do ti realizonte,
u genjye nga te tjerët,
se veç ata besonte.
Sot vetmia e ka kapluar,
ne anijen me vela,
fuçite me vere ishin mbaruar.
I kishin vjedhur njerëzit e tjerë ,
ky kishte mbetur veçse nje i mjerë.
I kishin thënë se deti s’ish i eger,
po i qete ashtu sic qielli i lare,
përseri e kishin gënjyer,
ata qe ëndrrat i’a kishin vrarë.

– Endri Terpanaku ©