Frika që mposht jetën
“Frika është kundërshtari i vërtetë i jetës. Vetëm frika mund ta mposhtë jetën. Është një kundërshtar i denjë, i zgjuar, tradhtar… Frika nuk njeh njerëzillëk, nuk respekton asnjë ligj apo normë. Nuk shfaq mëshirë, por i drejtohet piks tënde më të dobët, që e gjen me lehtësinë më të madhe. Frika nis në mendje, gjithmonë, ndaj duhet të përpiqesh fort që ta shfaqësh. Duhet të luftosh fort të flasësh për të. Sepse nëse frika jote mbetet e heshtur, nëse përpiqesh t’i shmangesh frikës tënde apo edhe ta harrosh atë, ajo do të të kthehet dhjetëfish, sepse në këtë mënyrë ti nuk e lufton vërtet kundërshtarin, i cili të ka mundur.
“Jeta e Pisë”