skip to Main Content

Lufta e filxhanëve me librat

 

Një ditë filxhanët mblidhen e diskutojnë midis tyre. Gumëzhimat e pëshpërimat dëgjoheshin teksa qarkullonin nga një cep në tjetrin, – Do bëjmë këtë gjë thoshte njeri prej filxhanëve, e ndërsa të tjerët kundërshtonin, ose jepnin idetë e tyre.

Tris: -Kemi humbur Piterin, -ankohej njeri prej tyre, ndërsa një filxhan tjetër që quhej Oliver thotë:

Oliver: – Të gjejmë një zgjidhje sa më pare, Piteri nuk qëndron më me ne, por me librat, sa shumë që i urrej, ato fletët prej letre, e ato shkronjat e zeza që me duken si pika shiu të mbushura me blozën e zezë të oxhaqeve, ne jemi prej porcelain e balte të pjekur, shkëlqejmë nga bardhësia.

Dolora:

Piteri duhet të zgjedhi shoqërinë me ne e jo me librat, ata s’e bëjnë aspak të lumtur, keni për të parë, do të mërzitet e do të kthehet  të qëndroj me ne, tha filxhani që e thërrisnin Dolora.

Gosten:- Keni shumë të drejtë, – ky filxhan shkëlqente nga përbërja prej qelqi, po të zgjidhte shoqërinë me ne ai do të jetë më i rëndësishëm, dikur mbretit, poçari i fali një filxhan si unë e ai i fali gjysmën e mbretërisë. Të gjithë filxhanët ranë dakord, të bindnin Piterin të lëri shoqërinë me librat e të kthehej përsëri në shoqërinë e tyre. Kështu bënë, një ditë u mblodhën të gjithë të bindnin Piterin, ikën në dhomën ku qëndronte Piteri,

Lumjer: filxhani që shquhej për oratori e aftësi bindëse i thotë:

-Piteri, Piter, kemi kohë pa të takuar, miqësia e vjetër nuk harrohet, nuk na ke kujtuar, e megjithatë ne erdhëm të të takojmë, ne na kishte marë malli.

Piter:

-Jam duke lexuar librat, për nesër duhet të përgatis vjershat dhe detyrat, më parë ishia i dobët në mësime, tani marrë nota të mira,e prindërit e mi janë të gëzuar

-përgjigjet Piteri.

Lumjer, i thotë:

– Ne duam të marrësh nota të mira, por na vjen keq që nuk ke shumë miq tani, kur qëndroje me ne numri i miqve nuk mund të numërohej, e ndërsa tani dy tre, jo më shumë miq. Fletët e tyre, me qindra të mbushura, me mijëra e miliona shkronja nuk mund ta zvëndësojnë shoqërinë me filxhanët e kafeve, atëhere nuk të dhembte koka, e tani na vjen keq për ty, lodhesh, ato shkronja nuk thonë asgjë, përveçse flasin e flasin e nuk mbarojnë.

-Ne jemi kurioz, të dimë se çfarë po mëson, -thotë filxhani që quhej Buzëqeshja, për shkak se ishte gjithmonë i qeshur e në humor, -ke gjithë ditën lexon e lexon, e asgjë nuk ke fituar, përveçse je lodhur shumë, sytë të janë skuqur, e pas pak kohësh do të mbash syze. Në shoqërinë tonë nuk lodheshe, ne vetëm qeshim, i bëjm njerëzit të qëndrojnë me njeri-tjetërin dhe të kalojnë kohë së bashku, e cilat qenkan këto detyra më të rëndësishëme se ne filxhanët?!

-pyeti i habitur Buzëqeshja.

– Kam për të bërë detyrat e matematikës, në gjuhë, e pastaj në lexim, vjersha është e bukur, kam mësuar një pjesë të saj. Dëshironi ta dëgjoni? -Iiii,largohu nga ato ushtrimet e ato vjershat nuk thonë asgjë për të ardhmen tënde Piter, më dëgjo, -afrohet filxhani që quhej buzëqeshja, e i përkulet para duarëve,

-të lutem Piter mos u lodh me mësime.

Filxhanët afrohen e fillojn të këndojn në kor këngën që të bindin Piterin:

Miliona shkronja lexon, e me mijëra faqe shfleton, gjithë ditën t’i me ato kalon, e përësi, e përsëri duhet t’i lexosh, në të vërtet ka vetëm një miqësi, ku buzëqeshja mbizotëron, të qeshurat nuk pushojnë e ne dhimbjen e kokës nuk e njohim, prandaj kthehu Piter.

Ato shkronja të gjata në vargje si rreshtat e milingonave që vetëm vazhdojnë e vazhdojnë

Kurrë ato nuk përfundojnë, kurrë nuk përfundojnë.

Por menjëherë, në mbrojtje dalin librat që u mblodhën aty pranë Piterit, përball filxhanëve të kafesë

Matematika:

-Të gjitha janë vetëm gënjeshtra, e gënjeshtra -përgjigjet libri i matematikës, -çdo libër e bën të lumtur Piterin, mëson e bëhet i ditur, e ndërsa me ju filxhanët nuk mund të bëhet askush në të ardhmen. Mund t’i ndryshoni një ditë të jetës, por jo gjithë jetën, kjo tregon se kush do të mirën për Piterin.  Ne do ta mbrojm Piterin nga ju!

Libri i fabulave:

Po, po! Pohoi libri fabulave, për ta përforcuar atë që tha libri i matematikës. Dhe menjëherë marrin Piterin e tërheqin, por filxhanët bënë të njejtën gjë, madje morën lugët si shpatat e tyre, e filluan të luftonin për të marrë Piterin. Filxhanët, u hodhën në sulm e filluan të grisnin fletët e librave, të prishnin shkronjat e ç’të mundeshin nga librat.

Librat bënë po të  njejtën gjë, rrëmbyen lapsat në vend të shpatave e filluan të mbroheshin nga filxhanët e kafeve, nisën të thyenin filxhanët, vendi u mbush me filxhanë të thyer e fleta librash të shpërndarë në të gjithë vendin.

Oliver:

Do të fitojmë, thoshte Buzëqeshja, ne jemi ata që meritojmë të kemi Piterin, e ju librat duhet të qëndroni larg tij, ne nuk do të dorëzohemi, do luftojm deri në fund të betejës.

-Ne kushtojmë më shumë se ju, e gjithë bota flet për ne, e ju nuk flisni për asgjë, herë e merrnin filxhanët Piterin e herë librat. Zhurma e grisjes së fletëve oshëtinte  e ndërsa të thyerat e filxhanëve dëgjoheshin edhe jashtë shtëpisë së Piterit, pirgu me filxhanë të thyer arriti pothuajse deri në tavan. Në një moment u dëgjua zëri i Piteri:

Nisi të bërtiste: -Mjaft! Mjaft! Do të vendos vet se me kë do të mbaj shoqëri, tani e kuptoj se çfarë më duhet në të vërtetë. Ju filxhanët më hapët telashe, merrja nota të këqija sa herë që qëndroja me ju, prindërit mërziteshin e mësuesja më fliste përditë, por nuk u zgjova nga ju, të kishia kuptuar se kush ishte ajo që më duhej. Kështu Piteri, largohet nga filxhanët e që prej asaj dite qëndron me librat e tij, nuk mban shoqëri me filxhanët, që prej asaj dite filxhanët nuk u kthyen.

Piteri u bë mik i çmuar me librat, i vlerëson i do për dijen që merr prej tyre, sa herë që i lexon mëson gjëra të reja e të bukura.

 

Autor: Xhuljan Ferzaj