skip to Main Content

Mbi mirënjohjen…

Në kohëra të tilla të trazuara është e rëndësishme të kujtojmë se ka ende dritë dhe të jemi mirënjohës se ende mund ta shohim apo ndiejmë atë. Mirënjohja ka shumë forma, njëlloj të vlefshme për një nga cilësitë më të mira të qenies njerëzore.

1. “Bëje zakon të jesh mirënjohës për çdo të mirë që ndodh në jetën tënde dhe mos u trego koprac me falënderime”, – Ralph Waldo Emerson.

2. “Mirënjohja është e mrekullueshme. Falë saj, çfarë është e shkëlqyer te të tjerët na përket edhe neve gjithashtu”,- Volter.

3. “Le të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët që i bëjnë shpirtrat tanë të lulëzojnë”,- Marcel Proust.

4. “Mos prish atë që ke duke dëshiruar çfarë nuk ke. Mbaj mend se ajo që ke tani dikur ka qenë një nga gjërat që thjesht dëshiroje”, – Epikuri.

5. “Nderimi më i madh për të vdekurit nuk është vajtimi, por mirënjohja”,- Thornton Wilder.

6. “Mirënjohja është nëna e të gjitha virtyteve” – Ciceroni.