Nga “Kodi i Da Vinçit” te “Pesëdhjetë hijet e Greit” – libra që askush nuk i do më
Oxfam është një organizatë ndërkombëtare zhvillimi që mobilizon njerëzit kundër varfërisë në 90 vende të botës. Një degë e Oxfam në Angli ka marrë një kopje të librit “Kodi i Da Vinçit” çdo javë për vite me radhë. Së fundmi, një nga menaxherët e degës bëri një kullë me libra dhe në fund të saj vendosi një shënim, që është shpërndarë mijëra herë online, në rrjete sociale:
“Ju mund të na dhuroni një kopje tjetër të “Kodi i Da Vinçit”… por neve do të na pëlqente më shumë një disk. Urgjentisht na duhen më shumë albume… për të bërë më shumë para për Oxfam”.
Tre vjet më parë, pak pas kulmit të suksesit botëror të “Pesëdhjetë hijet e Greit”, kjo degë mori një numër të madh librash. Edhe atëherë Oxfam u kërkoi dhuruesve albume në disqe të viteve ‘60-‘70.
Atë vit, “Travelodge” nxori një listë të librave nga të cilët njerëzit heqin dorë më shpejt (për të cilët do të flasim në një shkrim tjetër) dhe i pari ishte pikërisht “Pesëdhjetë hijet e Greit”.
Me 80 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, “Kodi i Da Vinçit” është një nga librat më popullorë në letërsinë moderne, ndaj nuk është çudi që edhe dhurimet të jenë në numër të madh. Megjithatë, arsyeja kryesore pse libra si “Kodi…”, “Pesëdhjetë hijet e Greit” apo “Faji në yjet tanë”, që rezultoi libri më i dhuruar në vitin 2015, është e thjeshtë: njerëzit nuk i duan më.