Reflektime personale – ditari pak i njohur i John F. Kennedy-t gazetar e politikan
Kennedy e shkroi ditarin gjatë shërbimeve ushtarake dhe fushatës së tij të parë për në kongres. Deirdre Henderson, koordinatorja e fushatës së tij, nuk gjeti dot kohë për ta lexuar.
“Senatori John F. Kennedy ma dha ditarin në vitin 1959 që ta lexoja për të kuptuar më mirë idetë e tij mbi politikën e jashtme. E futa në raft pa pasur mundësi ta lexoja në atë kohë. Mendova se do ta lexoja më vonë. Kjo nuk ndodhi kurrë. Pas zgjedhjes së Kennedy-t president, Henderson nisi punë në Shtëpinë e Bardhë dhe më vonë në Departamentin e Shtetit. Më 22 nëntor 1963, ajo ishte duke shkuar në zyrë kur dëgjoi lajmin për vrasjen e tij. Pas atij momenti, ishte shumë e dhimbshme për të të lexonte ditarin. Vite më pas, ajo vendosi ta nxirrte nga rafti dhe në vitin 1995, publikoi disa pjesë të tij. Shënimet në këtë ditar zbulojnë JFK 28-vjeçar në momente kyçe të historisë. Ai merr pjesë në çeljen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe raporton mbi konferencën e Berlinit, ku shikon Stalinin ddhe Trumanin në bisedë e sipër. Ditari ka 61 faqe, disa të shtypura, disa me shkrim dore. Shkrimet janë formale dhe personale, përfshirë reagimin e tij ndërsa sheh Berlinin e sapobombarduar.
“Rrugët janë të shkreta, por nuk ka një ndërtesë të padëmtuar. Njerëzit, verdhacakë me buzë të zbehta, janë të ngarkuar me pako të mëdha. Askush nuk e di se ku po shkojnë. Dyshoj se edhe vetë ata e dinë”, – shkruan ai në ditar.
Në fund të ditarit kuptohet ndryshimi mes Kennedy-t gazetar dhe atij politikan.
“Politikani më i mirë është ai që nuk mendon për pasojat politike të çdo veprimi që ndërmerr”, – shkruan ai.
Ky ditar, deri tani i panjohur për botën, do të dalë së shpejti në ankand.
Elona Qose