skip to Main Content

Tempulli me 100 mijë libra të ndaluar – monument për demokracinë dhe fjalën e lirë

Me popullaritetin e partive ekstremiste në Europë, diktaturën në Turqi dhe autoritarizmin në Filipine, demokracia dhe e drejta e fjalës së lirë ka arritur në një pikë kritike.
E nxitur nga kjo panoramë botërore, artistja argjentinase Marta Minujín po krijon në projekt që e ka quajtur “Tempulli i librave”, që do ta ngrejë në Friedrichsplatz, Kassel, Gjermani. Tempulli i saj do të krijohet nga 100 mijë libra të ndaluar në të gjithë botën.
Vendi i ekspozimit të projektit nuk është rastësi, pasi është zgjedhur për shkak të rëndësisë historike. Në këtë vend, në vitin 1933, nazistët dogjën 2 mijë libra të cilësuar si antigjermanë.
Për këtë projekt, ajo ka zgjedhur 100,000 libra të cilët kanë qenë ose janë të ndaluar në disa vende të botës, përfshirë libra klasikë si “Princi i vogël” (i ndaluar në Argjentinë), “Liza në botën e çudirave” (i ndaluar në Kinë), “Lakuriq dhe i vdekur” (i ndaluar në Kanada) etj.
Pas ekspozimit të projektit, Minujín do t’i lejojë njerëzit të marrin librat që duan.

Njerëzit e mi nuk e dinin çfarë do të thoshte demokraci pas viteve të tëra nën sundimin ushtarak. Tani nuk e dimë çfarë është demokracia deri në momentin që e humbim atë,- tha artistja.