Fati, një rrugë përditshmërie
Ngadalshmëria, qetësia e veprimeve me zemër, përvoja intenzive e momentit, lartësia e ngritur shpirtërore, përshtaten së bashku përgjatë kërkimit të fatit.
Fatin e shohim që të gjithë. Secili ka fatin e vet afër por nuk e ndjen, nuk e kupton gjithmonë gjuhën e fatit apo nuk e pranon si diçka të vërtetë. Megjithate, rruga e fatit nuk është një rrugë e shpejtë, sikur të ecim nëpër autostradë që mbrrihet shpejt, ajo nuk na shpien përskaj realitetit të përditshmërisë sonë, në të kundërtën, ajo na përshkon m´u mesit të rrugës së jetës tonë të zakont.
I lumtur e me fat është secili që ecën me sy hapur dhe sheh për çdo moment gjërat e vogla e të mëdhaja që na rrethojnë.
Pemët, që në degët e tyre kanë jetë, lindin zogj nëpër foletë e shumta, janë jetëra që poashtu kërkojnë fatin e mbijetesës. Kur shohim gjerësinë e detit pakufi, ku jetojnë e gjallojnë miliona kafshë ujore, që në vazhdimesi kërkojnë rrugët e fatit të tyre.
Pra, me fat është secili që bukurinë e natyrës e merr me seriozitet dhe e përcepton si të vërtetë. Mirepo, fati nuk është gjithmonë edhe si rezultat i lodhjes e mundimeve tona, ai nuk bëhet, nuk marohet me duar, por vetëm falet si dhuratë nga lartësia qiellore.
Kjo rrugë e fatit nuk është aq e mundimshme aq sa ne mendojmë, nuk është aq e larget saqë në këmbë mos mund t`a kalojmë, nuk është e ngushtë që të mos ketë vend për secilin nga ne, përkundrazi është një rrugë e gjerë ku nëpër të marshon fati ynë.
Secila ditë është nje rrugë e veçantë qe sjell fat në vete. Fati është para këmbëve tona, vetëm duhet të kemi kujdes e mos ta shqelmojmë me vetdije. Na duhet qe atë rrugë ta mbjellim si lulen e ta ujisim me kujdesin më të veçantë, sepse është diçka që i përket jetës sonë të përditshme.
Fati pra, na qenka një shprehje e jetës kuptimplote. Nëse unë jetoj me të gjitha shqisat , nëse jam tërësisht në një tingull e ritëm me vetveten, falënderues për jetën që më është dhuruar, atëherë do të duhësha të jem i lumtur. Ky fat i përditshem ka nevojë të domosdoshme që të shikohet me largpamësi.
Fatin nuk mund t`a ndalosh, aq ma pak sa jetën e kohën.
Fat nuk domethënë që të jetojmë vetëm në një botë të shendoshë pa shikuar edhe nëpër gjërat ansore, si psh. gëzimi e dhembja, sepse që të dyja i perkasin jetës dhe që të dyja mund të jenë trag qe shpiejnë tek një fat tjetër të ri.
Aty ku shpirti ka bazën, aty banon edhe fati. Vet ekzistimi ynë, lindja dhe rritja, buka dhe uji, Zoti e natyra, janë fat e lumturi që duhen shijuar e të iu jemi mirënjohës për çdo moment.
Cdo ditë ka një shpresë për më shumë fat! Pa shpresë nuk ka jetë, vet jeta ështe fati yne! Bota është një lule që bukurinë e qiellit e ka me vete dhe lëshon rrezet mbi ne.
Asnjëra ditë nuk i ngjason tjetrës, secili nga ne është i llojit të veçantë dhe secili është i njëhershëm. Secili nga ne ka një rrugë të veten personale por që kalon nëpërmes rrugës së madhe magnetike e me vete përmban fatin tonë “Njeri”.
Skender Biqkaj- Bekaj