Misteri gjysmëshekullor pas vdekjes së shkrimtarit të “Princi i vogël”
Për dekada të tëra, vdekja e shkrimtarit francez Antoine de Saint-Exupery, autori i klasikut “Princi i vogël”, ka qenë mister. Në kuptimin që nuk u zbulua kurrë nëse vdekja e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës Exupery shërbeu si aviator, u shkaktua nga radhët armike apo ishte vetëvrasje.
Saint-Exupery, një nga shkrimtarët me krijimtarinë më të shitur në të gjithë botën, u zhduk më 31 korrik 1944, ndërsa ishte në mision dy javë para invazionit të aleatëve në Francën Jugore. “Saint-Ex”, siç njihej atëherë, në kohën që u zhduk ishte duke fluturuar një avion luftarak Lockheed P-38 Lightning. Fati i tij mbeti mister për 54 vjet, deri kur një peshkatar gjeti byzylykun e tij në Marsejë në vitin 1998. Më vonë, në vitin 2001, Luc Vanrell, një polumbar, arriti të nxirrte pjesë të avionit që u identifikua si avioni i drejtuar nga shkrimtari.
Që nga ajo kohë nisën të dilnin në pah detaje mbi atë që ndodhi në korrikun 1944, derisa u gjend ai që pretendonte se kishte rrëzuar avionin e Saint-Exupery.
Një ushtar gjerman, Horst Rippert, pretendoi se ishte ai që kishte rrëzuar avionin e shkrimtarit francez. Ironikisht, ushtari ishte një fans i librave të tij. Madje, para disa vitesh, Rippert u shpreh se nëse do ta dinte se kush e drejtonte atë avion nuk do ta kishte rrëzuar kurrë.
Elona Qose