skip to Main Content

Ditë e re, studim i ri, rezultat i njëjtë…

Një nga debatet më të shpeshta vitet e fundit është libër fizik vs format elektronik, me palë të ndryshme që kanë argumente pro dhe kundër për secilin. Veçanërisht ata që pëlqejnë të lexojnë një faqe a dy para se të flenë duhet ta mendojnë jo vetëm se çfarë do të zgjedhin për të lexuar, por edhe mënyrën se si do të lexojnë. Nuk ka rëndësi se sa i mërzitshëm mund të jetë materiali që zgjidhni të lexoni, nëse përdorni variantin elektronik gjasat janë që gjumi do t’ju lërë në baltë. Një grup studiuesish testuan një duzinë të rinjsh të shëndetshëm duke i mbajtur në një dhomë private për dy javë: gjysmës së tyre iu kërkua të lexonin libra fizikë për 5 net rresht, ndërsa pjesa tjetër do të lexonte në iPad. Pas 5 netësh, grupet ndryshonin mënyrën e të lexuarit.
Rezultatet ishin të qarta: pjesëmarrësit ishin më pak të përgjumur kur ia ngulnin sytë iPad-ëve dhe u duheshin të paktën 10 minuta më shumë që t’i zinte gjumi sesa ata që lexonin drejt e nga letra. Por nuk mbaron me kaq. Të njëjtët persona, pas 8 orësh gjumë, jo vetëm që ngriheshin më të përgjumur, por u duhej një kohë më e gjatë për t’u zgjuar plotësisht.

Elona Qose