skip to Main Content

E thonë shkrimtarët: Librat më të mirë të të gjitha kohëve

Çfarë e bën një roman të madh? Ose më mirë, mbi ç’kritere e vlerësojmë një roman të tillë? Pothuajse në të gjitha periodiket kulturore ka lista për librat më të mirë të të gjitha kohëve. Sigurisht që lista të tilla janë subjektive, megjithatë të gjithëve na pëlqejnë t’i lexojmë, qoftë edhe për t’i kundërshtuar.
Lista më e fundit? Ajo e shkrimtarëve modernë, që shprehin preferencat e tyre mbi kolegët paraardhës.
Norman Mailer, Ann Patchett,Jonathan Franzen, Claire Messud Joyce Carol Oates etj. kanë shprehur vlerësimet e tyre mbi ata që konsiderojnë librat më të mirë të të gjitha kohëve.
Për t’iu kthyer edhe një herë pyetjes së fillimit, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë e bën një libër të shkëlqyer.

Nëse përpiqesh të bësh një listë të librave më të mirë duhet të kesh parasysh se çfarë do të thotë i mirë, i shkëlqyer:
1. librat që janë të mirë për mua;
2. librat që konsiderohen të shkëlqyer nga pjesa më e madhe e njerëzve;
3. asnjëra nga të mësipërmet; një libër është i shkëlqyer kur u reziston viteve, pavarësisht nëse ty të pëlqen ose jo.

Autorët kanë bërë një vlerësim me pikë për librat mes 544 titujve të vënë në dispozicion, duke bërë edhe një ndarje kohore të letërsisë. Kështu, autorët me numrin më të madh të librave të vlerësuar me pikë janë si më poshtë:

1. William Shakespeare — 11
2. William Faulkner — 6
3. Henry James — 6
4. Jane Austen — 5
5. Charles Dickens — 5
6. Fyodor Dostoevsky — 5
7. Ernest Hemingëay — 5
8. Franz Kafka — 5
9. James Joyce, Thomas Mann, Vladimir Nabokov, Mark Twain, Virginia Woolf — 4

Ndërsa autorët me më shumë pikë të mbledhura për çdo libër, me sistem pikësh nga 1 në 10, janë si më poshtë:

1. Leo Tolstoy — 327
2. William Shakespeare — 293
3. James Joyce — 194
4. Vladimir Nabokov — 190
5. Fyodor Dostoevsky — 177
6. William Faulkner — 173
7. Charles Dickens — 168
8. Anton Chekhov — 165
9. Gustave Flaubert — 163
10. Jane Austen — 161

5 librat më të preferuar të shekullit të 20-të?

1. Lolita – Vladimir Nabokov
2. Getsbi i madh – F. Scott Fitzgerald
3. Në kërkim të kohës së humbur – Marcel Proust
4. Uliksi – James Joyce
5. Dublinasit – James Joyce

Dhe 5 librat më të preferuar të shekullit të 19-të:

1. Anna Karenina – Leo Tolstoy
2. Zonja Bovari – Gustave Flaubert
3. Lufta dhe paqja – Leo Tolstoy
4. Aventurat e Hakëlbërri Finit – Mark Twain
5. Tregime – Anton Chekhov

Përgatiti: Elona Qose