skip to Main Content

Librat që ndryshuan botën: “Interpretimi i ëndrrave” – Sigmund Freud

Kur studenti i juridikut, Hanns Sachs, shfletoi për herë të parë “Interpretimin e ëndrrave”, jeta e tij ndryshoi përgjithmonë. Ishte momenti i përcaktimit të fatit, – shkroi analisti i ardhshëm, njësoj sikur takimi me një “femër fatale”. Shumë prej nxënësve të hershëm të Frojdit kanë përshkruar një ndjesi pak a shumë të njëjtë. Sot ndikimi i analizës së psikoanalistit është më pak dramatik. Megjithatë, Frojdi kishte të drejtë që mendonte se kishte shkruar diçka të rëndësishme. Në këtë libër, Frojdi hodhi idenë se përmbajtja e ëndrrave ka lidhje me përmbushjen e dëshirave. Frojdi besonte se përmbajtja e shfaqur në një ëndërr apo pamja dhe ngjarjet e ëndrrës shërbejnë për të maskuar përmbajtjen e fshehtë apo dëshirat e pandërgjegjshme të ëndërruesit.
Shkrimtarët i kanë njohur gjithmonë pjesët e errëta të psikës, por ishte libri i ëndrrave të Frojdit që shpjegoi se si këto pjesë janë koduar, si censurohen apo si marrin formë.
Frojdi e kuptoi menjëherë rrezikun që mund të vinte nga libri për shkak të kërkimit për simbole të fshehura. Të gjithë punët e mëvonshme të tij ishin përpjekje për ta korrigjuar një gjë të tillë. Siç shkroi në vitin 1899, çdo ëndërr arrin në një pikë ku arsyetimi dështon.